Vrasja në Ferizaj, neuropsikiatri Rexhepi: Jo rrallëherë po zbatohet kanuni

Aktuale

Vrasja në Ferizaj, neuropsikiatri Rexhepi: Jo rrallëherë po zbatohet kanuni

Më: 19 gusht 2024 Në ora: 22:06
Sami Rexhepi

Sonte në emisionin “Rubikon” n, ndër të tjera është diskutuar edhe në lidhje me vrasjen që ndodhi në Bibaj të Ferizajt.

Neuropsikiatri Sami Rexhepi, duke folur për këtë çështje, tha se në vend jo rrallëherë po zbatohet kanuni.

“Përkundër ndryshimeve, shoqëria jonë është duke kaluar në një tranzicion, por jo rrallëherë në këto treva po zbatohet kanuni. Disa herë e kam përsëritur, zakonisht zhvillojmë tema  të tilla kur merremi me pasojat, e nuk është asnjë risi tash, se kanuni është në pyetje, po flasim për një traumë kumulative, që ka zgjatur me vite”.

“Është diçka, që është nderi i familjes dhe e dini shumë mirë, nëse nuk është marrë gjaku, si është shërbyer dhe si është trajtuar ai familjar ose ajo familje”, është shprehur

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat