Bie fluksi në pikat kufitare, pritjet në Merdarë deri në gjysmë ore

Aktuale

Bie fluksi në pikat kufitare, pritjet në Merdarë deri në gjysmë ore

Më: 20 gusht 2024 Në ora: 07:31
Foto ilustrim

Pika kufitare me Serbinë në Merdarë, po vazhdon të jetë e ngarkuara nga fluksi i bashkatdhetarëve të cilën po e përdorin për dalje nga territori i Kosovës, ndonëse fluksi i daljeve edhe në këtë pikë kufitare ka filluar të bie ngadalë.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitare, në faqen e sajë zyrtare, ka bërë të ditur se sot, kolonat në Merdarë janë deri në 100 metra për të dalë nga Kosova. Sipas QKMK-së, në këtë pikë kufitare, për të dalë nga Kosova qytetarët, mëngjesin e sotëm, po presin deri në 30 minuta.

Po ashtu bëhet e ditur se pritje për të dalë nga Kosova, deri në 30 minuta ka edhe në pikën tjetër kufitare me Serbinë, te Dheu i Bardhë.

Në pikat tjera kufitare nuk raportohet për kolona e pritje të gjata.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat