Analisti politik Bleron Baraliu, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për deklarimet lidhur me hapjen e Urës së Ibrit. Ai ka thënë se kryeministri Kurti nuk ka plan B për këtë urë, përcjell Bota sot.
“Siç tha një shok i imi:. ***** ** * **** **** me qët urë !
Albin bllokmentalisti as që din çka dmth 'plan B'!
Gazetarja (VoA) duhet me pasë qenë shumë e panjohur me paditurinë e Albinit për t'ia ba pyetjen: "a ke ndonjë plan B"?!
A ka plan B arusha nteposhtëze, qaq Albini!”, ka shkruar Baraliu në një postim në Facebook.
Atij për këtë postim i ka reaguar një qytetar, i cili ka thënë se Kurti mund të kritikohet për gabime gjatë qeverisjes, por jo për padituri.
“E more Bleron Baraliu, duke ulur poshtë kryeministrin e Kosovës, të cilin e kanë votuar mbi 50% e popullit tonë, nuk i bëni nder vetes dhe as interesit tonë!
Ju po veproni si dhelpra që nuk mundi ta mrri rrushin dhe tha: koka i tharbet!!
Është e drejtë ta kritikoni për gabime gjatë qeverisjes, por kurrsesi për pa dituri!”, ka shkruar komentuesi.
E menjëhershme ka qenë kundërpërgjigjja e Baraliut, i cili ka theksuar se bindjet e tij nuk i ndryshohen, edhe nëse populli e voton 100% Kurtin.
“Mos u tall! Cilin rrush jam i interesuar ta marrë unë që nuk e paskam arritur?!
Edhe, që t'a kesh të qartë, 100% me votu populli kjo nuk më bën fare përshtypje as ndryshon bindje e mia të krijuara mbi fakte (jo popullaritet të tjetrit). Megjithëse nuk e ka votuar as edhe vetëm një njeri, sepse nuk ka qenë fare në listë të votimit, për të qenë i saktë...”, ka thënë analisti.
Qytetari i ka replikuar sërish Baraliut.
“Unë nuk tallem! Edhe ti e din që nuk tallem! Është hera e parë ne historinë e Kosovës që një subjekt politik ka fituar mbi 50% te votave, kuptohet, ishin edhe Guximtarët që vendosën me në krye me Vjosa Osmanin! Bleron, nuk është koha të rreshtohemi me destruktivitetin, me ata/o, që na prunën në këtë gjendje pas 25 viteve!
Jo rrallë herë, edhe kur e ke qëllimin e mirë, por në kohë të gabuar, uji shkon në vendin e gabuar!!!”, i ka shkruar sërish komentuesi.