LDK merr pjesë në Konventën e Partisë Demokratike amerikane në Çikago

Aktuale

LDK merr pjesë në Konventën e Partisë Demokratike amerikane në Çikago

Më: 20 gusht 2024 Në ora: 10:57
Foto ilustrim

Lidhja Demokratike e Kosovës po merr pjesë në Konventën e Partisë Demokratike në SHBA në Çikago.

Përmes një njoftimi për media nga bëhet e ditur se këtë subjekt politik po e përfaqëson Alush Gashi, i deleguar nga kryetari Lumir Abdixhiku.

“Prof. Gashi, do të qëndrojë për katër ditët e punimeve të Konventës, ku pritet konfirmimi i kandidates për president nga radhët e demokratëve znj. Kamala Harris.

LDK angazhohet për marrëdhënie të mira me të dy partitë e mëdha amerikane, si faktor e kontributdhënës historik në kauzën tonë për liri, pavarësi e demokraci”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat