Policia gjen edhe një pushkë në afërsi të Banjskës

Aktuale

Policia gjen edhe një pushkë në afërsi të Banjskës

Më: 20 gusht 2024 Në ora: 12:20
Ilustrim

Në fshatin Joshevik të Banjskës, Policia e Kosovës ka bastisur një shtëpi, gjatë së cilës është sekuestruar një pushkë, është kumtuar sot.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 10:00.

Një person, në shtëpinë e të cilit është gjetur një pushkë, u arrestua, por pas marrjes në pyetje u la i lirë.

Kujtojmë se gjatë fundjavës janë kontrolluar dy shtëpi në këtë fshat, si dhe janë sekuestruar disa armë.

Siç ka konfirmuar për portalin Kossev Petrit Fejza nga Policia e Kosovës për rajonin e Veriut, rastet e bastisjeve në këtë fshat nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat