Ndërmarrja “Trepça” ka larguar edhe tre punëtorë.
Lajmi u bë i ditur përmes njoftimeve në llogarinë zyrtare të kësaj ndërmarrjeje në Facebook, raporton Klankosova.tv.
Në njoftime për secilin punëtor, thuhet se kanë kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës.
Me datën 20.8.2024 Komisioni Disiplinor mbajti shqyrtimin publik lidhur me rastin e z. B.M. bazuar në fletëparaqitjen/ kërkesën për inicimin e procedurës disiplinore me nr.prot:1049 e dt. 12.4.2024, pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot. 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A. Komisioni Disiplinor ka sjellë vendim me nr.prot:4567 të dt. 20.8.2024 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për B.M.
Me datën 20.8.2024 Komisioni Disiplinor mbajti shqyrtimin publik lidhur me rastin e z. A.P. bazuar në fletëparaqitjen/ kërkesën për inicimin e procedurës disiplinore me nr.prot:1050 e dt. 12.4.2024, pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot. 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A. Komisioni Disiplinor ka sjellë vendim me nr.prot:4571 të dt. 20.8.2024 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për A.P
Me datën 20.8.2024 Komisioni Disiplinor mbajti shqyrtimin publik lidhur me rastin e z. K.M. bazuar në fletëparaqitjen/ kërkesën për inicimin e procedurës disiplinore me nr.prot:1118 e dt. 25.4.2024, pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.27 i Rregullores nr.prot. 2906 dt. 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A. Komisioni Disiplinor ka sjellë vendim me nr.prot:4569 të dt. 20.8.2024 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për K.M.
Pos këtyre punëtorëve, “Trepça” bëri të ditur dje se janë larguar katër, e një tjetrit i është shkëputur kontrata përkohësisht.