Kurti në hapjen e Konventës Kombëtare Demokratike, ZKM njofton për disa takime të tij

Aktuale

Kurti në hapjen e Konventës Kombëtare Demokratike, ZKM njofton për disa takime të tij

Më: 20 gusht 2024 Në ora: 15:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri  Albin Kurti mbrëmë mori pjesë në hapjen e Konventës Kombëtare Demokratike, e cila do të zgjasë deri më 22 gusht.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për takimet që pati ai para fillimit të konventës ku u mbajt dhe pritja me mysafirët ndërkombëtarë, e “ku kryeministri u takua e bashkëbisedoi me ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Lord George Robertson, ish-Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde dhe Presidenten e NDI, Tamara Wittes, ndër të tjerë”.

Gjatë punimeve të Konventës Kombëtare Demokratike të natës së parë, folës kryesor ishin edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, Zonja e Parë, Jill Biden, ish-Sekretarja e Shtetit dhe ish-kandidatja e Partisë Demokrate për presidente, Hillary Clinton, si dhe kongresistja e Neë York-ut, Alexandria Ocasio-Cortez.

Para fjalës së Presidentit Biden, edhe Zëvendës Presidentja e ShBA-ve, e cila pritet të nominohet si kandidatja e demokratëve në zgjedhjet e ardhshme, Kamala Harris, mbajti fjalë të shkurtër përshëndetëse.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat