Vdekja e mikut të Radoiçiqit/ Agim Musliu: Vdekje për tradhti apo për ndarje kulaçi

Aktuale

Vdekja e mikut të Radoiçiqit/ Agim Musliu: Vdekje për tradhti apo për ndarje kulaçi

Nga: A.SH Më: 20 gusht 2024 Në ora: 15:20
Foto nga takimi

Nga mediat është raportuar se ka vdekur Aleksandar Grboviç. Ai ishte mik i Milan Radoiçiq.

Njohësi i sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se vdekje e tij është e dyshimtë, dhe meqenëse në Serbi asnjëherë nuk do të merren vesh shkaqet, “duke marrë parasysh traditën e Serbisë, sipas të gjitha gjasave, Grbovic ka qenë i dyshuar për tradhti. Ose, së paku interesat mafioze të ndarjes së “kulaçit”.

Shkrimi i plotë:

VDEKJE PËR TRADHTI APO PËR NDARJE KULAÇI

Mediat serbe raportuan për vdekjen e Aleksandar Grbovic’it, pjesëtarit shërbimeve sekrete serbe të Ushtrisë së Serbisë.

Vdekja e tij është shumë e dyshimtë, duke marrë parasysh se, ai ka vdekur pikërisht në Kopaonik, në hotelin e dhe ahengun e Radoicic’it.

Natyrisht, në Serbi kurrë nuk do të zbardhet shkaktari i vdekjes së tij.

Por, duke marrë parasysh traditën e Serbisë, sipas të gjitha gjasave, Grbovic ka qenë i dyshuar për tradhti. Ose, së paku interesat mafioze të ndarjes së “kulaçit”.

Ajo që dihet sigurisht, edhe nga të dhënat e konfirmuara të institucioneve të Republikës së Kosovës, është se Aleksandar Grbovic ka qenë njëri nga njerëzit më të besueshëm të kryeterroristit Milan Radoicic.

Sidoqoftë, në këtë kohë, kur po flitet se është një kusht arrestimi I Radoicic’it nga Vucic, veçmas para vizitës së Macron’it në Beograd, një vdekje “e papritur” si kjo e Grbovic’it në ahengun e Radoicic’it, ka domethënie të madhe.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat