Hysen Gecaj, ekspert i sigurisë, ka thënë se patrullimet e KFOR-it në vijën kufitare të Istogut janë të rregullta, pra në përputhje me mandatin që ka në bazë të rezolutë 1244.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka pohuar se qytetarët nuk duhet të kenë frikë se këto patrullime vijnë si shkak i ndonjë kërcënimi serioz i Serbisë ndaj Kosovës.
“Në këtë rast mund të them se KFOR-i po kryen detyrat e veta të rregullta në brezin kufitar me Serbinë në përputhje me mandatin e vet sipas rezolutës 1244.
Pra, i takojnë rutinës së zakonshme të detyrave që KFOR i ka, mirëpo edhe në përputhje me vlerësimet e sigurisë në raport me Serbinë dhe ngjarjet në botë”, ka thënë Gecaj.
“Këto patrullime qytetari duhet t’i kuptojë si patrullime të rregullta, të cilat nuk nënkuptojnë se ka ndonjë kërcënim serioz karshi Kosovës nga ana e Serbisë.
Derisa kemi lëvizje të tilla, dhe nuk kemi lëvizja të trupave, qoftë të trupave serbe pranë kufirit me Kosovën ose lëvizje të trupave të NATO-s të cilat na japin të kuptojmë se po përgatiten për një aktivitet më të madh se sa që është një patrullim në kufi, atëherë qytertari duhet të ndjehet i qetë dhe të vazhdojë punët e përditshme”, ka thënë Elezaj.