Në këtë vend punonte personi që u vra nga gruaja e vëllaut të tij

Aktuale

Në këtë vend punonte personi që u vra nga gruaja e vëllaut të tij

Më: 20 gusht 2024 Në ora: 22:56
Xhevdet Millaku

Kanë dalur detaje të reja nga tragjedia e sontme në lagjen “Kodra e Trimave”, shkruan Gazeta Insajderi.

60 vjeçari, Xhevdet Millaku, u vra me armë zjarri në kokë. Personi i dyshuar për vrasjen e tij, është 55 vjeçarja, Nazmije Millaku.

Kjo e fundit dyshohet se u dorëzua vet në Polici, duke e pranuar edhe krimin e bërë.

Derisa, viktima Xhevdet Millaku, ishte punëtor në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Vdekja e tij u konfirmua për Insajderi nga zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

”Sot rreth orës 19:20 kemi pranuar informatën për një vrasje, që ka ndodhë në rrugën ‘Ismet Krasniqi’ në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person e dyshuara: -N.M. femër . Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit  janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast”, tha Ahmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat