Shala: Hapja e urës të bëhet në një moment të përshtatshëm politik

Aktuale

Shala: Hapja e urës të bëhet në një moment të përshtatshëm politik

Më: 20 gusht 2024 Në ora: 23:16
Ura e Ibrit, Mitrovicë

Drizan Shala, njohës i rrethanave të sigurisë në një bisedë për Lajmet e fundit”, në RTK, tha se lëvizja nga Qeveria e Kosovës rreth urës së Ibrit, duhet të bëhet në një moment të përshtatshëm në nivelin politik e ndërkombëtar.

“Tanimë kemi dy dimensione: dimensioni i qeverisë që këmbëngul dhe insiston që hapja e urës duhet të ndodhë në një kohë më optimale dhe më të shpejtë të mundshme, bazuar në marrëveshjet paraprake në Bruksel dhe dimensioni ndërkombëtar, është ai përmes misionit të  NATO-s-KFOR, që insiston që kjo çështje të mos ndërmerret assesi në këto rrethana politike”, tha Shala.

 Ai më tej tha se tani kanë ndryshuar një faktor.

Sipas tij, esencial, faktori politik i palës serbe, e cila vazhdimisht po e prolongon marrëveshjet e arritura ma parë dhe për këtë, bashkësia ndërkombëtare po insiston që të vazhdohet me dialogun në Bruksel edhe për këtë çështje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat