Detaje nga vrasja që ndodhi sonte në Prishtinë

Aktuale

Detaje nga vrasja që ndodhi sonte në Prishtinë

Më: 20 gusht 2024 Në ora: 23:57
Foto nga vendi i ngjarjes

Në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, ndodhi një vrasje.

Aty dyshohet se një grua e moshës 55-vjeçare, ka privuar nga jeta një familjar të saj, konkretisht, kunatin, i cili ishte i moshës rreth 60-vjeçare.

Media ka biseduar edhe me disa banorë, të cilët kanë bërë të ditur se kur ka ndodhur rasti, kanë dëgjuar disa të shtëna armësh dhe të njëjtit janë shprehur të shqetësuar dhe të tronditur nga ky rast.

Gjithashtu, media ka mësuar edhe se e dyshuara dhe viktima kanë qenë duke jetuar në të njëjtën shtëpi, mirëpo me dy hyrje të ndryshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat