Vrasja në Prishtinë – krejt çka dihet për krimin brenda familjes Millaku

Aktuale

Vrasja në Prishtinë – krejt çka dihet për krimin brenda familjes Millaku

Më: 21 gusht 2024 Në ora: 07:21
Foto ilustrim

Një ngjarje tragjike që përfundoi me vrasje ka tronditur Vranjevcin mbrëmë. Për motive akoma të panjohura, një grua ka ekzekutuar vëllain e bashkëshortit – kunatin e saj.

Pas disa orësh, mbrëmë vonë, trupi i pajetë i burrit që u vra në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë, u largua nga vendi i ngjarjes – për t’u bartur në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Mediai ka zbuluar mbrëmë se i vrarë ka mbetur Xhevdet Millaku, rreth 60 vjeçar, i cili punonte në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Siç raportuan mediat i gruaja e dyshuar për vrasjen është Nazmije Millaku, rreth 55 vjeçe.

Ajo dhe kunati që e privoi nga jeta jetonin në të njëjtën shtëpi, por që i kishin hyrjet e ndara.

E dyshuara është vetdorëzuar në Polici, ka njoftuar policia e Prishtinës, e cila ka treguar se ngjarja ka ndodh rreth orës 19:20, të natës që shkoi.

“Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person e dyshuara: -N.M. femër”, njofton Policia.

Hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat