Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Aktuale

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Më: 21 gusht 2024 Në ora: 08:14
Thaçi dhe të tjerët

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Dje pas përfundimit të dëshmisë nga Steven Russell, ZPS-ja thirri dëshmitarin e radhës.

Ai është dëshmitari i mbrojtur W03871 i cili, sipas përmbledhjes së paraqitur në gjykatë nga ZPS-ja, iu bashkua UÇK-së rreth marsit 1998, shërbeu në shumë vende duke ofruar trajnime për ushtarët e UÇK-së dhe vepronte si komandant.

Procesi gjyqësor në rastin gjyqësor ‘Thaçi dhe të tjerët”, do të përfundojë sot për këtë javë, për të vazhduar të hënën më 26 gusht.

Për muajin gusht Specialja ka paraparë të mbajë shtatë seanca në rastin gjyqësor ‘Thaçi dhe të tjerët’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat