Ish-ministri Shatri: Deklaratat e Kurtit për luftë me Serbinë kanë trembur investitorët e huaj

Aktuale

Ish-ministri Shatri: Deklaratat e Kurtit për luftë me Serbinë kanë trembur investitorët e huaj

Më: 21 gusht 2024 Në ora: 09:35
Haki Shatri

Haki Shatri, ish ministër i Financave, ka theksuar se raporti i Kurtit nuk korrespondon me realitetin e investimeve të huaja në Kosovë. Ai ka theksuar se investimet e huaja kanë rënë për rreth 100 milionë euro dhe se deklaratat e qeverisë për mundësinë e një konflikti të mundshëm me Serbinë kanë kontribuar në frikësimin e investitorëve dhe tërheqjen e tyre nga Kosova.

Shatri e ka konsideruar zhvillimin ekonomik nën qeverisjen e Kurtit si më të ulët se ndonjëherë tjetër dhe ka theksuar se Kosova ka pasur  një normë të ulët rritjeje prej vetëm 3.2% për vitin 2023.

“Investimet e huaja vitin e kaluar kanë rënë për rreth 100 milionë euro dhe puna e tërheqjes së investimeve të huaja është përkeqësuar pikërisht nga qëndrimi i kryeministrit dhe i ministrave të tjerë, i kreut të shtetit tonë duke deklaruar se do të kemi luftë, se Serbia po përgatitet të sulmojë Kosovën e deklarata të tjera të cila  kanë dekurajuar investitorët e huaj dhe janë tërhequr nga Kosova, bile ka raste edhe ata që kanë filluar të investojnë në Kosovë janë tërhequr kanë shkuar kah Maqedonia dhe vendet e tjera

Zhvillimi ekonomik në mandatin e kryeministrit Kurti është me i ulëti në periudhën pas shpalljes së pavarësisë e këtej ku në 2023 ka qenë norma e shtimit vetëm 3.2%” , potencoi Shatri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat