Politikani malazez flet për takimin që pati me Kurtin në SHBA

Aktuale

Politikani malazez flet për takimin që pati me Kurtin në SHBA

Më: 21 gusht 2024 Në ora: 10:30
Ivan Vukoviq dhe Albin Kurti

Ivan Vukoviq, një politikan nga Mali i Zi, ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vukoviq, që ka shërbyer edhe si kryetar i Podgoricës, ka shkruar se ka diskutuar shkurtimisht me Kurtin në lidhje me situatën politike në Mal të Zi e Kosovë.

“Kisha kënaqësinë të takohesha me kryeministrin Albin Kurti dhe të diskutoja shkurtimisht situatën politike në Mal të Zi dhe Kosovë, si dhe në të gjithë rajonin.

Ne shpresojmë dhe punojmë për  të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, paqësore dhe prosperuese, bazuar në parimet e demokracisë multietnike”, ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat