Ambasadori amerikan sërish i dërgon mesazh Kurtit

Aktuale

Ambasadori amerikan sërish i dërgon mesazh Kurtit

Më: 21 gusht 2024 Në ora: 12:40
Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka ripërsëritur qëndrimin e Shteteve të Bashkuara se po përballen me disa sfida me Qeverinë Kurti.

Sipas tij, këto sfida kanë ndikuar në cilësinë e partneritetit mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

“Ashtu siç tha zëdhënësi i DASh-it, qeveria amerikane shpreson që Qeveria e Kosovës ‘do t’i kthehet angazhimit të ngushtë dhe konstruktiv me ShBA-në, BE-në, NATO-n dhe partnerët e tjerë’”.

“Por, edhe pse disa fusha të bashkëpunimit me qeverinë e tashme mbesin më pak pozitive sesa do të kishim shpresuar, përkushtimi i Shteteve të Bashkuara për popullin e Kosovës mbetet po aq i fortë si gjithmonë”, tha Hovenier në një konferencë të përbashket me presidenten Vjosa Osmani.

Këto komente, Hovenier i bëri pas ngjarjes nënshkrimit të grantit nga presidentja Osmani në vlerë prej 34.5 milionë dollarë me USAID-in.

Hovenier më tej tha se ngjarja e sotme dhe përmbyllja e një marrëveshjeje për të ofruar afro 35 milionë dollarë për popullin e Kosovës e thekson përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj popullit të Kosovës, por jo domosdo edhe për ndonjë qeveri të caktuar.

“Megjithatë, e di, që ky manifestim ndaj popullit të Kosovës nuk vlen domosdo për ndonjë qeveri të caktuar, apo veprimet politike të asaj qeverie”, tha Hovenier.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat