Reagon AGK-ja pasi gazetarja u pengua gjatë raportimit ‘live’: Policia të krijojë kushte të favorshme për raportim

Aktuale

Reagon AGK-ja pasi gazetarja u pengua gjatë raportimit ‘live’: Policia të krijojë kushte të favorshme për raportim

Më: 21 gusht 2024 Në ora: 13:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka reaguar pasi gazetarja e Klan Kosovës, Gresa Nitaj, ajo e Top Channel, Leonita Bajrami dhe gazetari i Tëvë1, Venhar Isufi, janë penguar gjatë raportimit për vrasjen e ndodhur mbrëmë në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë.

AGK-ja tha se pengimi i punës së gazetarëve është i papranueshëm, teksa i bëri thirrje Policisë së Kosovës që në situata të tilla të krijojë kushte për gazetarët që ta kryejnë punën e tyre pa u cenuar dhe pa u penguar.

“Në një lidhje të drejtpërdrejt të gazetares Gresa Nitaj në një edicion informativ në Klan Kosova, shihet një burrë duke e kapur për krahu gazetaren, e duke mos e lënë të raportojë atë, si dhe duke i kërkuar të largohen edhe ekipet e Top Channel dhe Tëvë1”.

“Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, pengimi i punës së gazetarëve është i papranueshëm, andaj i bëjmë thirrje Policisë së Kosovës, që në situata të tilla të krijojë kushte të favorshme për gazetarët që të kryejnë punën e tyre, pa u cenuar, e penguar”, thuhet në reagimin e AGK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat