Tre të vdekur dhe mbi 600 të infektuar nga COVID-19 në Kosovë

Aktuale

Tre të vdekur dhe mbi 600 të infektuar nga COVID-19 në Kosovë

Më: 21 gusht 2024 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Instituti Kombëtar I Shëndetësisë Publike të Kosovës [IKSHPK] ka njoftuar se në dy javët e fundit të muajit gusht respektivisht nga 7 deri me 20 gusht janë raportuar tri raste të vdekjes me COVID-19 dhe 661 raste pozitive.

IKSHPK-ja përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka njoftuar se nga 661 raste positive mme COVID-19, prej tyre grupmosha më e prekur janë; 119 raste nga mosha 50-59, 116 raste nga mosha 20-29 si dhe mosha meshatare 49,3.

“Vaksinimi vazhdon të jetë masa mbrojtëse me efikase kundër COVID-19 dhe gripit, veçanërisht ndaj formave të rënda të sëmundjes. Mbrojtja përmes vaksinës e individëve në rrezik të lartë të rezultateve të rënda (si p.sh. të moshuarit) mbetet i rëndësishëm”, vijon njoftimi.

IKSHPK-ja ka rekomanduar edhe disa masa:

Ngritje e vigjilencës nga ana e punëtorëve shëndetësorë me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe parandalimit të infeksioneve

Rastet që rezultojnë pozitiv në SARS-CoV-2 rekomandohet të izolohen për 5 ditë, kurse kthimi në aktivitetet normale pune të bëhet sipas rekomandimit të mjekut/klinicistit

Të respektohen masat mbrojtëse (pastrimi i duarve, mbjajtja e maskave…), si dhe reduktimi i vizitave të familjarëve në institucionet shëndetësore që merren me trajtimin e rasteve me COVID-19

Rastet që rezultojnë pozitiv në SARS-CoV-2 rekomandohet të izolohen për 5 ditë, kurse kthimi në aktivitetet normale pune të bëhet sipas rekomandimit të mjekut/klinicistit

Mos të qëndrohet në ambiente të mbyllura dhe ku ka grumbullime, ku mundësia e infektimit është më e madhe

Të vaksinohet dhe ri-vaksionohet popullata, me theks të veçantë për grupet e rrezikut (personat me sëmundje kronike jo-ngjitëse, personat mbi 65 vjeç

Personat me shenja të sëmundjes të testohen”, vijon njoftimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat