Publikohen foto nga ahengu ku vdiq miku i Radoiçiqit

Aktuale

Publikohen foto nga ahengu ku vdiq miku i Radoiçiqit

Nga: A.SH Më: 21 gusht 2024 Në ora: 15:39
Aleksandar Grbovic

Në një aheng të terroristit Milan Radoiçiq papritmas vdiq miku i afërt i tij, Aleksandar Grbovic.

Njohësi i sigurisë Agim Musliu, ka publikuar foto nga ai aheng, duke thënë se Grboviç “ishte njeriu kryesor që ishte marrë me fshehjen e logjistikës e cila u përdor për agresionin terrorist të shtetit të Serbisë në Banjska”.

Shkrimi i plotë:

AHENGU I (VRASJES) VDEKJES MISTERIOZE

Këto fotografi janë bërë në ahengun, ku "vdiq" Aleksandar Grbovic, miku i afërt i terroristit Milan Radoicic.

Image
Foto nga ahengu

Grbovic, ishte kolonel në pension i ushtrisë serbe, i specializuar për shërbimet sekrete. Ai ishte njeriu kryesor që ishte marrë me fshehjen e logjistikës e cila u përdor për agresionin terrorist të shtetit të Serbisë në Banjska, sipas metodës ruse "little green man".

Fotot janë marrë nga mediet sociale!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat