Problemet me shëndetin mendor një nga arsyet pse ndodhin vrasjet

Aktuale

Problemet me shëndetin mendor një nga arsyet pse ndodhin vrasjet

Më: 21 gusht 2024 Në ora: 17:33
Ilustrim

Shëndeti mendor është tejet i rëndësishëm sipas sociologut Gent Xërxa, i cili theksoi se nëse nuk merret seriozisht mund të ketë pasoja fatale.

“Duhet një lloj alarmi mbarëshoqëror… është problematikë e madhe. Kemi probleme me shëndetin mendor. Kur dorasi merr aktin për ta vrarë dikë, ai nuk është në gjendje të mirë të shëndetit mendor. Duhet parandalime apo me kohë të qasemi e t’i zbulojmë”, tha ai.

Xërxa u shpreh se ka shumë raste kur për shkak të dhunës së vazhdueshme psikologjike e fizike mund të ndodhin edhe vrasje, sidomos brenda familjes.

“Kemi shëndetin mendor që mundet të jetë patologjik, apo të shtyrë nga dhuna sistematike te një anëtarë, pasi po flasim te familicidi. Duke krijuar dhunë psikologjike apo fizike që çon në pasoja të degradimit të shëndetit mendor… që çojnë te mosgjykimi real dhe vjen te edhe marrja e jetës”, tha ai.

Sipas tij duhet t’i ipet rëndësi edukimit familjar dhe të diskutohen problemet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat