“Shpëtim s’ka”/ Eksperti i sigurisë vjen me 4 parashikime për të ardhmen e Serbisë, përmend edhe luftën civile

Aktuale

“Shpëtim s’ka”/ Eksperti i sigurisë vjen me 4 parashikime për të ardhmen e Serbisë, përmend edhe luftën civile

Nga: A.SH Më: 21 gusht 2024 Në ora: 17:37
Basnjka

Njohësi i sigurisë Armend Halimi, ka thënë se situata e sigurisë në mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të raportohet realisht, duke shtuar se Serbia e ka situatën keq, por me fajin e saj, normalisht.

Sido që të jetë, Halimi thotë se “Serbia ose do kthehet përsëmbari (gjë që pak a hiq ka gjasa), ose do të vazhdoj kështu si është për aq sa lejon bashkësia ndërkombëtare, por megjithatë do rrezikoi të ndodhë sipas pikës 4”.

Shkrimi i plotë:

Gjendja politike dhe e sigurisë në mes të Kosovës dhe Serbisë, në vend se të propagandohet që Kosova nuk është mirë, duhet raportohet shumë realisht se Serbia e ka situatën keq, gjithherë vetëm për fajin e saj.

1. Në këtë drejtim, ose do të ndryshoj politikat: të ndal qasjen destruktive dhe agresive ndaj fqinjëve, sidomos Kosovës, të distancohet nga kriminelët, etj, ose

2. do të mbahet përgjegjëse direkte për çdo akt dhune.

3. Mirëpo, duke ditur tashmë politikat e saja, dhe sidomos fakti që krye të saj janë njerëz të së kaluarës kriminale dhe gjenocidiale, dhe duke mos pranuar assesi vetëfajësim, që do të nënkuptonte kapitullimin e saj politiko diplomatik (pas atij ushtarak), vlerësoj se kriminelët ose do i vret (për të shuar dëshmi) sa do që janë nëpunës të saj, ose do t’i lejoj ‘të ikun, arratisen’ edhe pse do i strehon brenda saj, por do t’i raportoj kështu, ose

4. Dikush atje do të kthjellet e zgjohet nga propaganda manipuluese shekullore të kërkoj nga shteti kthim për së mbari, e që natyrisht kjo rrezikon luftë civile atje, sepse pushteti kriminal me gjasë nuk do të dorëzohet leht.!

Gjeneralisht, pra, Serbia ose do kthehet për së mbari (gjë që pak a hiq ka gjasa), ose do të vazhdoj kështu si është për aq sa lejon bashkësia ndërkombëtare, por megjithatë do rrezikojë të ndodh sipas pikës 4.

Me një fjalë, sidoqoftë ‘pshtim s’ka’, por, nëse s’paku nga ana jonë nuk përkrahet.!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat