Driton Selmanaj: Çdo ditë e më shumë po bëhet e qartë, nuk mundesh me qenë edhe me Amerikën dhe me përkrahë Albin Kurtin

Aktuale

Driton Selmanaj: Çdo ditë e më shumë po bëhet e qartë, nuk mundesh me qenë edhe me Amerikën dhe me përkrahë Albin Kurtin

Nga: A.SH Më: 21 gusht 2024 Në ora: 18:22
Driton Selmanaj

Sot, mes Kosovës dhe SHBA-së është nënshkruar një grant prej 34.5milionë eurosh.

Me këtë rast, ambasadori amerikan ka thënë se SHBA pavarësisht mospajteimeve me Qeveirnë, SHBA nuk e braktis popullin e Kosovës.

Kurse, pas këtij ka reaguar deputeti i LDK-së Driton Selmanaj, i cili ka thënë SHNA edhe njëherë e konfirmoi se SHBA është me popullin e Kosovës.

“Çdo ditë e më shumë po bëhet e qartë. Nuk mundesh me qenë edhe me Amerikën dhe me perkrahë Albin Kurtin”, shkruan Selmanaj.

Postimi i Selmanajt:

Miku i mirë në ditë të vështira.

Edhe pse i zoti i shtëpisë ka ndërruar kahje dhe ka dëmtuar marrëdhëniet me aleatin 🇺🇸 e përhershëm të Kosovës, SHBA edhe një herë na konfirmon se, ndryshe nga qeveria e Kosovës, Amerika nuk e braktis interesin e popullit të Kosovës.

Çdo ditë e më shumë po bëhet e qartë. Nuk mundesh me qenë edhe me Amerikën dhe me perkrahë Albin Kurtin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat