Osmani pret në takim Rohden, flasin për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit

Aktuale

Osmani pret në takim Rohden, flasin për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit

Më: 21 gusht 2024 Në ora: 19:03
Pamje nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Në njoftimin e Presidencës së Kosovës bëhet e ditur se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.

“Presidentja Osmani ka ripotencuar rëndësinë që plani i zbatimit për hapjen e urës të bëhet në konsultim e koordinim midis institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë, dhe se hapja e saj është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie”.

“Në takim u diskutua edhe për zhvillime që ndërlidhen me Procesin te Berlinit, me ç’rast, Presidentja Osmani përsëriti mbështetjen e saj të plotë për marrëveshjet e dalura nga ky proces”, thuhet tutje në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat