Januzaj: Shqiptarët e UDB-së ishin përtej tradhtisë, ishin kundër vetvetes e historisë

Aktuale

Januzaj: Shqiptarët e UDB-së ishin përtej tradhtisë, ishin kundër vetvetes e historisë

Më: 21 gusht 2024 Në ora: 20:24
Ish i burgosuri politik, Januz Januzaj

Ish i burgosuri politik, Januz Januzaj, ka folur për mekanizimin famëkeq të regjimit titist, UDB-në (Shërbimi i Sigurimit Shtetëror Jugosllav) dhe për shqiptarët që iu shërbyen me zell qëllimeve fashiste e entonacionaliste serbo-jugosllave.

Sipas Januzajt, shqiptarët që ishin pjesë e këtij shërbimi nuk mund të cilësohen thjesht si tradhtarë; përkundrazi, ai i konsideron ata si njerëz që vepruan kundër vetes dhe historisë së tyre.

“Dhe është përtej kësaj fjalës që po lexoj ‘tradhti vëllezërish” (‘Tradhti vëllezërish, shqiptarët dhe UDB-ja, titulli i serisë së emisioneve në “Debat Plus), ata nuk kanë bërë tradhti, ata kanë bërë lëvizje kundër vetvetes, historisë. Është diçka e shpjegueshme njëkohësisht është edhe paradoks i pa shpjegueshëm”, ka thënë Januzaj.

Januzaj thekson se roli i UDB-së duhet të shihet në një kontekst më të gjerë historik, kur filluan shtypjet dhe vuajtjet e popullit shqiptar nën pushtetin serb.

“Shërbimi i Sigurimit Shtetëror, por ajo të kthen jo vetëm në vitin në vitin 81, ajo të kthen prej pushtimit serb, prej vitit 1912. Të kthen në histori e cila është vuajtje, vrasje, ndjekje, mjerim dhe gjithçka që ka të bëjë me shtypjen një populli. Është një trishkronjësh i poshtër. Kur them i poshtër, e kam fjalën vetëm për shqiptarët. Sepse ato tri shkronja janë të një pushteti serb që ka dashur ta ruaj pushtetit e vet, shtetin e vet por të shqiptarët jo. shqiptarët të këto tri shkronja kanë qenë në një proces kundër historisë”, ka shtuar Januzaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat