Pozhari: Me përfaqësimin e Albinit, po e kuptoj se sa shumë kemi humbur nga koha kur na përfaqësonte Skender Hyseni

Aktuale

Pozhari: Me përfaqësimin e Albinit, po e kuptoj se sa shumë kemi humbur nga koha kur na përfaqësonte Skender Hyseni

Nga: A.SH Më: 21 gusht 2024 Në ora: 20:48
Richard Grenell dhe Skënder Hyseni

Analisti Xhevdet Pozhari është rikthyer pak në kohë.

Ai ka kujtuar kohën kur Skënder Hyseni ishte koordinator për dialog, dhe asokohe shkruate, “Sot në pamundësi të takimit në Washington (Ambasadori Grenell ishte në Kaliforni) pata një bisedë të gjatë telefonike me Ambasadorin Richard Grenell i Dërguar i Posaçem i Presidentit Trump”.

Pozhari duke ironizuar me të thotë se duke parë tani se si po e përfaqëson Kosovën Albin Kurti, po e shoh se sa shumë kemi humbur nga koha kur na përfaqësonte Skender Hyseni.

Postimi i plotë:

4 vite më parë, koordinatori për dialog, Skender Hyseni do të shkruante:

Sot në pamundësi të takimit në Washington (Ambasadori Grenell ishte në Kaliforni) pata një bisedë të gjatë telefonike me Ambasadorin Richard Grenell i Dërguar i Posaçem i Presidentit Trump.

Pas kësaj vizite të suksesshme u raportua se ka lënë edhe bakshishe për kamerierë, njërit 50 euro, tjetrit 36 euro.

135 euro kishte shpenzuar për dy shishe venë.

Ishin kohë të arta për Kosovën!

T'u e pa qysh po e përfaqëson Kosovën sot Albini në SHBA, po e kuptoj se sa shumë kemi humbur nga koha kur na përfaqësonte Skender Hyseni.

Për ata që nuk e dinë, i njëjti dikur ka qenë edhe ministër i brendshëm. Asokohe veriu lulëzonte....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat