Raci: Është koha e fundit që të adresohet çështja e hapjes së urës, janë katër marrëveshje për të

Aktuale

Raci: Është koha e fundit që të adresohet çështja e hapjes së urës, janë katër marrëveshje për të

Më: 21 gusht 2024 Në ora: 21:52
Analisti politik, Gazmir Raci

Analisti politik, Gazmir Raci, sonte në “Rubikon”  ka folur në lidhje me çështjen e hapjes së Urës së Ibrit, duke thënë se është koha e fundit që të adresohet kjo çështje.

Ai është shprehur se mendon kështu, sepse sipas tij, sepse janë katër marrëveshje për këtë çështje, përcjell Klankosova.tv.

Raci u shpreh gjithashtu se ka pasur edhe datë të fiksuar për t’u hapur Ura e Ibrit, e që sipas tij, ka qenë në vitin 2017.

“Mendoj që është koha e fundit që të adresohet çështja e hapjes së urës, sepse janë katër marrëveshje për këtë çështje, prej vitit 2014, çdo vit, deri në vitin 2016, ka marrëveshje, ka dakordanca, ka plane, madje ka pasur edhe investime për revitalizimin të asaj ure nga ana e Bashkimin Evropian dhe gjithashtu ka pasur edhe datë të fiksuar për t’u hapur, siç ka qenë viti 2017”, u shpreh ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat