Latifi: Ndalesa e shefit të CIA në Beograd e Sarajevë tregon se SHBA-të kanë identifikuar serbët si rrezik për Ballkanin

Aktuale

Latifi: Ndalesa e shefit të CIA në Beograd e Sarajevë tregon se SHBA-të kanë identifikuar serbët si rrezik për Ballkanin

Më: 21 gusht 2024 Në ora: 23:52
Blerim Latifi

Profesori e analisti politik Blerim Latifi ka komentuar vizitën e shefit të CIA’s në Beograd e Sarajevë.

Sipas tij, kjo tregon se ShBA-të kanë identifikuar serbët si rrezikun kryesor për destabilizimin e Ballkanit.

“Vizita e shefit të CIA’s në Sarajevë dhe Beograd paska ndiku që Dodik hajvani me i hangër një nga një fjalët e veta. Apo qershitë e lagme, siç thonë nga anët tona. Serbët veç fjalorin e CIA’s e marrin vesh. Ndërsa fjalët e buta i kuptojnë si favorizim për ta.

Ndalesa e shefit të CIA’s veç në Beograd dhe Sarajevë tregon se Washingtoni tanimë i ka identifiku serbët si rrezikun kryesor për destabilizimin e Ballkanit. Natyrisht kjo është vizita ma e rëndësishme amerikane e viteve të fundit në rajon, sepse kjo vizitë i rifreskon vijat e kuqe përtej të cilave secilin cub të Ballkanit e pret kosa”, shkruan Latifi në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat