Musliu reagon për hapjen e çerdheve afër lokaleve të masazhave: Ai që dha leje, duhet përjashtuar nga puna

Aktuale

Musliu reagon për hapjen e çerdheve afër lokaleve të masazhave: Ai që dha leje, duhet përjashtuar nga puna

Më: 22 gusht 2024 Në ora: 10:33
Ganimete Musliu

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka kritikuar institucionet përgjegjëse për dhënien e lejeve për hapjen e bizneseve në kryeqytet.

Sipas saj nuk mund të jenë afër një institucion parashkollor dhe një lokal masazhi.

“Nuk e njoh e as nuk ja di emrin, as nuk e di kush është përgjegjës për dhënien e lejeve për hapjen e bizneseve në Prishtinë, ama fort e meriton me e përjashtu nga puna, edhe qe besa me ja ndalu me punu në institucione.

Nuk mundet edhe “Institucioni parashkollor” edhe “Lokal masazhi” (e që veç lokale masazhi nuk janë) me qenë në të njëjtin vend me vetëm 30-40 metra distancë.

Unë i ftoj edhe mediat, edhe shoqërinë, edhe komunitetin e lagjes me reagu për dukuri e veprimtari të çoroditura”, ka shkruar Musliu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat