​Kjo është gjendja në pikë-kalimet kufitare

Aktuale

​Kjo është gjendja në pikë-kalimet kufitare

Më: 22 gusht 2024 Në ora: 10:42
Ilustrim

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat e fundit sa i përket pritjeve në pikë-kalimet kufitare.

Pritje më të gjata për të dalë nga Kosova ka në Merdarë.

Atje po pritet tri orë, derisa kolona është 1800 metra.

Pritje ka edhe në dalje në Mutivodë prej një orë e gjysmë, kurse kolona është 250 metra.

Ndërsa, tek Dheu i Bardhë për të dalë nga Kosova po pritet deri në 50 minuta, derisa kolona është 400 metra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat