“Trepça” largon përkohësisht nga puna edhe tre punëtorë tjerë

Aktuale

“Trepça” largon përkohësisht nga puna edhe tre punëtorë tjerë

Më: 22 gusht 2024 Në ora: 11:43
“Trepça”

Ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftuar se sot ka larguar përkohësisht nga puna edhe tre punëtorë tjerë me iniciale F.B., H.M. dhe Sh.S.

“Trepça” ka njoftuar se ky vendim është marrë nga ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv, Faton Ahmeti.

Sipas njoftimit, të njëjtit kanë kryer shkelje të rëndë të detyrave të punës.

“Për shkak se të njëjtit kanë kryer shkelje të rënda të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1, 1.5, 1.13 dhe 1.52 të Rregullores nr.prot:2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat