Policia nis hetim për disa e-maile të rreme me thirrjen për urdhër të gjykatave

Aktuale

Policia nis hetim për disa e-maile të rreme me thirrjen për urdhër të gjykatave

Më: 22 gusht 2024 Në ora: 13:17
Foto ilustrim

Policia e Kosovës (PK) ka bërë të ditur se nuk kanë lëshuar dokumente në e-maile për disa qytetarë me thirrjen për “KUJDES: URDHËRI ZYRTARE GJYKATARE”.

Në reagimin e policisë thuhet se këto janë e-maile dhe dokumente të falsifikuara për përdorim me qëllime të caktuara, si dhe kanë nisur hetim për këtë rast.

“Këto informacione të dërguara nga kinse zyrtarë të lartë të PK-së, të emërtuar si “KUJDES: URDHËRI ZYRTARE GJYKATARE”, kinse të lëshuara nga “Byroja Qendrore e Hetimit, Qendra Kompjuterike e Krimit Kibernetik, Departamenti i Kërkimit dhe Analizës dhe Drejtoria e Policisë, Republika e Kosovës”, e që kinse janë lëshuar me qëllim të njoftimit të palës së caktuar për urdhër gjykate, nuk janë dokumente zyrtare të Policisë së Kosovës, e aq më pak të lëshuara nga zyrtarë të lartë brenda PK-së, por janë e-maile/dokumente të falsifikuara për përdorim me qëllime të caktuara”.

“Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, pas sigurimit të informacioneve rreth qarkullimit të e-maileve/dokumenteve të tilla, ka filluar hetimet intensive, duke angazhuar njësitet kompetente policore, me qëllim të hetimit, verifikimit dhe zbulimit të kryerësve të kësaj vepre penale”, thuhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat