Drejtori i CIA-s, Wiliams Burns në këto momente ka hyrë në ambientet e Agjencisë Kosovare të Intelegjencës.
Në zyret e AKI-së, shefi i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane, vjen pas takimit që zhvilloi në Presidencën e Kosovës.
Paraprakisht, Burns qëndroi në Sarajevë e më pas edhe në Beograd, në një linjë vizitash që është duke i bërë shteteve ballkanike.
Si në Bosnje, ashtu edhe në Serbi, amerikani takoi shefat e Agjencive të Intelegjencës të këtyre shteteve, teksa tani është edhe te AKI në Prishtinë.
Përfundoi takimi i presidentes Osmani me shefin e CIA-s
Takimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me shefin e CIA-s William Burns ka përfunduar.
Në takim ka qenë edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Burns u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në kryeqytet.
Në atë takim ishte i pranishëm edhe drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, merr vesh Radio Evropa e Lirë.
Shefi i CIA-s viziton Kosovën
Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, është duke qëndruar për një vizitë në Kosovë më 22 gusht.
Burns u takua me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në kryeqytet. Në atë takim ishte i pranishëm edhe drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, merr vesh Radio Evropa e Lirë.
Vizita e tij në Kosovë vjen pasi zyrtari i lartë i inteligjencës amerikane qëndroi në Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi.
Paraprakisht, Ambasada amerikane në Prishtinë nuk konfirmoi vizitën e Burnsit në Kosovë. Radio Evropa e Lirë nuk mori konfirmim as nga Presidenca e Kosovës, e as nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Por, avioni i ushtrisë amerikane, me të cilin besohet se ka udhëtuar shefi i CIA-s në rajon, u pa mesditën e së enjtes në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari".
Ekipi i Radios Evropa e Lirë e fotografoi aeroplanin e ushtrisë amerikane të ndalur para zonës “VIP” të Aeroportit.Me këtë avion besohet se Burns ka udhëtuar nga Sarajeva në Beograd.
Ndërkaq, më 22 gusht ky aeroplan udhëtoi nga Beogradi drejt Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe në fund Kosovës, sipas ueb-faqes për gjurmimin e fluturimeve, Flightradar.
Nis takimi i presidentes me shefin e CIA-s
Ka nisur takimi mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit dhe drejtorit të CIA-s, William Burns.
Burns, para pak çastesh ka zbarkuar në Prishtinë.
Për vizitën e tij befasuese, presidenca ishte e rrethuar me policë dhe disa rrugë të vendit ishin të bllokuara.
Në Prishtinë, drejtori i CIA-s erdhi pas vizitës në Sarajevë e Beograd.
Presidenca gati për ta pritur shefin e CIA-s
Presidenca e Kosovës është gati për ta pritur shefin e CIA-s, William Burns.
Media ka sigurar pamje nga oborri i presidencës ku shihen forca policore në pritje të drejtorit të CIA-s.
Kujtojmë se Burns, para Prishtinës, ishte në Sarajevë e Beograd.