Gashi: Ben Emmerson do të jetë i pazëvendësueshëm, Kosovës i kushtoi mbi 4 milionë euro

Aktuale

Gashi: Ben Emmerson do të jetë i pazëvendësueshëm, Kosovës i kushtoi mbi 4 milionë euro

Më: 22 gusht 2024 Në ora: 19:07
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka folur përsëri për tërheqjen e Ben Emmersonit, si mbrojtës i Kadri Veselit.

Gashi në një përgjigje e cilëson Emmersonin si një prej avokatëve më të mirë në botë, teksa thotë se edhe vetë ka punuar me të.

Ai vazhdon të thotë se thotë se largimi i tij nuk është lajm i mirë Kosovën, teksa vazhdon të çuditet me largimin e tij.

“Pyetje që Kosovës deri tani i kushtoi mbi 4 milion euro. Pse e largoi avokatin Ben Emmerson, njërin prej avokatëve më të mirë në botë, me të cilin kam punuar edhe unë, është thjesht briliant”, tha Gashi.

“Tërheqja e tij si avokat mbrojtës është humbje e madhe. Duke e ditë peshën e gjykimit në Hagë, Emmerson munf të jetë i pazavendësushëm,. Unë e kam pas nderin të punojë me të. Është briliant dhe shumë herë ka qenë qenë dija e tij kruciale, jo vetëm në interes të klientit të tij, por për të gjitha rastet kur ka qenë prezent. Ai e ka ndihmuar maksimalisht drejtësinë dhe nuk ka punuar vetëm për klientët e tij”, përfundon Gashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat