Profesori nga Amerika: Ja fotografia që po tmerron Vuçiqin dhe opozitën e Kosovës

Aktuale

Profesori nga Amerika: Ja fotografia që po tmerron Vuçiqin dhe opozitën e Kosovës

Nga: N.E Më: 23 gusht 2024 Në ora: 06:19
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ndodhet në SHBA për të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike në Çikago.

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar takime të shumta në kuadër të Forumit të Paqes që po mbahet në Paris.

Ai gjithashtu do të marrë pjesë në një panel për rolin e partive politike dhe do të mbajë takime dypalëshe.

Ndërsa, një ditë më parë Kurti është takuar edhe me zëvendëspresidenten e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamla Harris dhe kreun e shumicës në Senat, Chuk Shumer.

Kurse, për takimin e tyre ka shkruar edhe profesori nga Amerika, Binak Maxharraj.

Sipas Maxharrajt, ajo është fotografi që po e tmerron Vuçiqin dhe opozitën.

“Fotografia që po e tmerron Vuçiqin dhe opozitën. Kjo foto flet më shumë sesa shumë kritikat e opozitës së harlisur, të dështuar e të humbur”, shkruan Maxharraj në një postim në Facebook.

Image
Foto nga takimi

Tutje sipas tij, opozita ka humbur rrugën në oborr, gjersa shton se fotografia dëshmon se Kurti i ka dyert e hapura në Shtëpinë e Bardhë.

“Kjo fotografi flet më shumë sesa shumë kritikat e opozitës së harlisur në Kosovë që ka humbur rrugën në oborrin e opozitës, që nuk merret me asgjë pos me ofendime, sharje e piskama. Kjo foto tregon edhe atë se nëse zgjidhet e nominuara e demokratëve Kamela Harris për president në zgjedhjet e nëntorit, Albin Kurti i ka dyert e hapura në Shtëpinë e Bardhë”, deklaron profesori.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat