Një person i armatosur kryen grabitje në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Aktuale

Një person i armatosur kryen grabitje në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

Më: 23 gusht 2024 Në ora: 10:14
Prishtinë

Të premten është kryer një grabitje në një institucion mikrofinanciar, në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës dyshohet se një person nën kërcënimin e armës ka grabitur një shumë të parave.

“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i maskuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë të parave.

Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat