“Ramush, le bre krejt” - tha se shefi i CIA-s nuk do ta takojë Kurtin, zyrtarët e VV-së tallen keq me Haradinajn

Aktuale

“Ramush, le bre krejt” - tha se shefi i CIA-s nuk do ta takojë Kurtin, zyrtarët e VV-së tallen keq me Haradinajn

Nga: A.Zh Më: 23 gusht 2024 Në ora: 11:18
Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke komentuar vizitën e shefit të CIA-s William Burns në Kosovë, kishte thënë dje se ai nuk do ta takonte kryeministrin Albin Kurti për shkak të bllokadës së vendosur nga institucionet amerikane.

Por, kreu i CIA-s takoi sot kryeministrin Kurtin, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Kjo ka bërë që zyrtarë nga Lëvizja Vetëvendosje, t’i reagojnë Haradinajt, përcjell Bota sot.

Në një postim në Facebook, deputeti i VV-së Mefail Bajqinovci, ka thënë se opozita po spekulon, mirëpo sipas tij, faktet flasin vet.

“Disa opozitarë dhe analistë janë lodhur duke deklaruar qysh shefi i CIA-s nuk e takon Kryeministrin Kurti, duke mbjellë dyshime dhe pasiguri, por faktet flasin vetë. Takimi i kryeministrit Albin Kurti me shefin e CIA-s, William Burns, është një dëshmi e qartë e rëndësisë së Kosovës dhe marrëdhënieve tona strategjike me SHBA-në. Përgjigja më e mirë ndaj spekulimeve opozitare është puna konkrete dhe angazhimi i vazhdueshëm për të mirën e vendit tonë. Kosova ecën përpara, pavarësisht përpjekjeve për të na penguar”, ka shkruar ai.

Ndërsa, zyrtari tjetër i VV-së Avni Zogiani, i është përgjigjur direkt Haradinajt, duke ironizuar me të.

“Ramush, le krejt bre.... hajt shko rri qashtu n'bjeshkë më shëndetshëm për ty, edhe për opinionin publik!”, ka shkruar ai.

Burns poashtu të entjen ka takuar edhe presidenten Vjosa Osmani dhe shefin e AKI-së, Petrit Ajeti.

Para Kosovës, Burns qëndroi në Sarajevë e më pas edhe në Beograd, në një linjë vizitash që është duke i bërë shteteve ballkanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat