Ish-zëdhënësi dhe njëri prej themeluesve të UÇK-së, Bardhyl Mahmuti, ka reaguar pas largimit të avokatit Ben Emmerson nga mbrojtja e Kadri Veselit.
Mahmuti e ka quajtur si “goditje me thikë në shpinë të UÇK-së” largimin e Emmersonit.
Madje, ai ka theksuar se veprimet që e detyruan avokatin të largohet, janë goditja më e rëndë e luftës çlirimtare.
Postimi i plotë:
Vazhdojnë goditjet me thika në shpinë të UÇK-së!
Veprimet që detyruan avokatin me famë botërore, Ben Emmerson, të largohet nga procesi i sajuar gjyqësor kundër UÇK-së në Hagë është goditja më e rëndë që i është dhënë mbrojtjes së luftës çlirimtare të Kosovës!
Ne heshtim ndërkohë që argatët e Serbisë bëjnë punën e vet!