Feraj e akuzon Hovenierin se po e mbështet Serbinë për të qeverisur një pjesë të Kosovës

Aktuale

Feraj e akuzon Hovenierin se po e mbështet Serbinë për të qeverisur një pjesë të Kosovës

Më: 23 gusht 2024 Në ora: 15:56
Albin Kurti dhe Hysamedin Feraj

Hysamedin Feraj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka shkruar një status, të cilin e ka titulluar “Jeffry Havonier – ambasador në hall”.

Ndonëse ia ngatërroi emrin dhe mbiemrin ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier, Feraj nuk ka kursyer aspak kritikat krejtësisht të ashpra ndaj Hovenierit.

Madje, përtej kritikave, Feraj, që është edhe anëtar i Kryesisë së VV-së, ka pasur akuza ndaj Hovenierit.

Sipas tij, Hovenier po “mështet gjithashtu qeverinë e Serbisë me qeverisë një pjesë të madhe të Kosovës”, duke aluduar në kundërshtimet e ShBA-së për veprimet në veri të Kosovës.

“Jeffry Havonier – ambasador në hall:

Deklaron se nuk mbështet qeverinë por, po, mbështet popullin e Kosovës.

Dëshmia: po i japim popullit pare: 35 milion dollarë!

Po, mbështet gjithashtu qeverinë e Serbisë me qeverisë në një pjesë të madhe të Kosovës: me banka, monedhë, postë, targa të makinave dhe patenta shoferi, deri te qeverisja nga Serbia të urave dhe (ndalimit të) qarkullimit të qyetetarëve brenda qytetit të vet.

Nga ana tjetër, ruajtjen dhe zgjerimin që po i bën qeverisjes së Serbisë brenda Kosovës nuk e konsideron sfidë që po i bën vullnetit të popullit, kushtetutës dhe qeverisë së Kosovës” – ka shkruar ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat