Musliu: Vizita e shefit të CIA-së vulosi miqësinë e marrëdhënieve SHBA-Kosovë

Aktuale

Musliu: Vizita e shefit të CIA-së vulosi miqësinë e marrëdhënieve SHBA-Kosovë

Më: 23 gusht 2024 Në ora: 17:22
Agim Musliu

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu ka thënë se vizita e drejtorit të CIA-së William Burns në Kosovë, i vulos marrëdhëniet e mira ShBA-Kosovë.

Ai tha se ShBA-ja është kontribuuesja kryesore në themelimin e shtetit të Kosovës.

“Vizita e tij e vulosi marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-të, që është e lidhur fort, është e pazëvensuar në regjion. Kosova dhe ShBA kanë miqësi të pashkëuptur, janë miku më i madh i Kosovës, na kanë ndihmuar në shpallje të pavarësisë e shtetformim në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve, sidomos ato të inteligjencës”, tha ai.

Me këtë rast e vizitoi edhe AKI-në, e cila është gatuar me dy duar të CIA-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat