Berisha thotë se vizita e shefit të CIA-s në Kosovë ka konotacione tjera

Aktuale

Berisha thotë se vizita e shefit të CIA-s në Kosovë ka konotacione tjera

Më: 23 gusht 2024 Në ora: 18:19
Hisen Berisha

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka thënë se vizita e shefit të CIA-s, William Burns në Kosovë ka konotacione tjera.

Berisha deklaroi se Kurti që nga ardhja në pushtet, në çdo vendim të tij ka reaguar dhe e ka provokuar qëndrimin e partnerëve ndërkombëtar.

Tutje, deputeti i PDK-së thotë se shefi i CIA-s ka përçuar mesazhe jo vetëm tek liderët vendor të Kosovës, por edhe te shteteve të tjera, ku sipas tij, të mos krijojë eksese që mos të rriten tensionet.

Ndryshe, sipas Berishës, Rusia e ka me çdo kusht që të hap një front tjetër lufte në territorin e Evropës.

“Për mua pa dashur me spekuluar me informacione, në asnjë prononcim nuk është thënë diçka konkrete se çfarë është biseduar dhe që e konsideroj shumë normale. Vizita në Kosovë ka konotacione tjera, kryeministri Kurti që nga ardhja në qeverisje me çdo vendim të tij ka reaguar dhe ka provokuar qëndrimin e partnerëve ndërkombëtarë me theks të SHBA-ve nuk është i koordinuar me ne, pastaj ka ndodhë presioni, tërheqja dhe një marrëveshje e dëmshme për Kosovën, duke filluar që nja 15 shtatori dhe bllokada e njësive policore apo rojet e urës”, ka thënë ai.

“Unë mendoj që në kuadër të kësaj vizite zotëri Burns ka përçuar përfshirë edhe zëvendës sekretarin e NATO-s zotëri Rutten i cili po ashtu ka përçuar mesazhe që lidershipi, liderët vendor të Kosovës, por edhe të shteteve të tjera që u vizituan të mos krijojnë eksese që mos të rrisin tensionet, sepse zona nuk guxon të bjerë në influencimin e interesave gjeostrategjike ruse. Rusia e ka me çdo kusht t`a hap një front tjetër lufte në territorin e Evropës dhe vatrat me të nxehta ku mund të kalojë situata e ka pas Republikën Sërpska dhe Kosovën apo pjesën veriore, vendimet e gabuara të kësaj qeverie që i jepi pretekst serbëve për t`u dal apo për t`u acaruar në rrugët protestuese apo të tjera”, ka deklaruar Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat