​Kurti dhe ambasadori Rohde flasin për Urën e Ibrit

Aktuale

​Kurti dhe ambasadori Rohde flasin për Urën e Ibrit

Më: 23 gusht 2024 Në ora: 19:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka mirëpritur pasdite në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Sipas një njoftimi të Qeverisë, në takim u bisedua për marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin në projektet zhvillimore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe për zhvillimet dhe temat aktuale në vend.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Republikës së Kosovës dhe e falënderoi ambasadorin Rohde për bashkëpunimin e afërt dhe të vazhdueshëm.

Detaje tjera nuk u japen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat