Kryeministri Kurti jep lajmin e mirë për konvertimin e patentë-shoferëve: Komuniteti serb bëri hap të rëndësishëm drejt integrimit

Aktuale

Kryeministri Kurti jep lajmin e mirë për konvertimin e patentë-shoferëve: Komuniteti serb bëri hap të rëndësishëm drejt integrimit

Nga: M.H. Më: 24 gusht 2024 Në ora: 19:55
Kryeministri, Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se me konvertimin e patentë shoferëve nga ato ilegale në të Republikës së Kosovës, qytetarët tanë nga komuniteti serb kanë bërë një hap të rëndësishëm drejt integrimit, duke iu përgjigjur në masë thirrjes për aplikim për konvertimin e këtij dokumenti.

Kurti falenderon të gjithë qytetarët të cilët e kanë shfrytëzuar pozitivisht këtë mundësi, përcjell “Bota sot”.

Gjithashtu kryeministri tregon që për shkak të interesimit të lartë është bërë shtyerja e afatit për konvertimin e patent-shoferëve.

Shkrimi i plotë nga kryeministri Kurti

6509 aplikime për konvertimin e patentë-shoferëve nga ilegale në ato zyrtare të Republikës së Kosovës. Vetëm në katër komunat në veri të shtetit tonë, u konvertuan 5732 patentë-shoferë, prej të cilave 2018 në Leposaviq, 1576 në Mitrovicën Veriore, 1177 në Zveçan dhe 961 në Zubin Potok.

Afati për regjistrimin e tyre, nisi më 9 maj, dhe ishte i paraparë deri më 9 gusht. Për shkak të kërkesave të shumta dhe interesimit të lartë për konvertimin e patentë-shoferëve, e kemi shtyrë të njëjtin për 2 javë, deri ditën e djeshme më 23 gusht. Kjo periudhë më shumë se 3 mujore e konvertimit, kaloi pa asnjë incident apo ankesë.

Qytetarët tanë nga komuniteti serb kanë bërë një hap të rëndësishëm drejt integrimit, duke iu përgjigjur në masë thirrjes për aplikim për konvertimin e këtij dokumenti.

I falënderoj të gjithë qytetarët tanë të cilët e shfrytëzuan pozitivisht këtë mundësi, si dhe zyrtarët e institucioneve tona në zyrat e qendrat e regjistrimit, për punën e tyre dhe asistimin e aplikuesve në këtë proces.

Kujtojmë se numri më i madh i konvertimeve është bërë në Leposaviq, gjithsej 2018 patentë shoferë, Mitrovicë veriore 1576, Zveçan 1177 dhe Zubin Potok 961.

Elshani më herët kishte njoftuar se ditur se nga dita e hënë do të vazhdohet me gjobitje me tiketa, të cilat sipas tij do të jenë në vlerë nga 500 deri në 1500 euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat