Zemaj i reagon Sveçlës: Minatorët mund t’i mashtroni, por hajna s’i bëni kurrë

Aktuale

Zemaj i reagon Sveçlës: Minatorët mund t’i mashtroni, por hajna s’i bëni kurrë

Më: 24 gusht 2024 Në ora: 22:48
Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj i ka reaguar ashpër Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.

I cili u pa teksa bisedonte me minatorë të Trepçës duke u kërkuar të gjejnë “kush po vjedhë”.

Minatorët ishin dhe do të jenë krenaria e Kosovës! Hajnitë i gjeni në 1805 tenderë sekret tuaj, në më shumë se 240 milion nga këta tender, në miliona keqpërdorime në barna, në 31 milion shpenzime të luksit, në bordet që ju i keni kapur, e në fondet që ju i keni krijuar dhe i mbani sekret.

Minatorët mund t’i mashtroni siç i mashtruat, por hajna nuk mund t’i bëni kurrë”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat