Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka diskutuar në lidhje me vizitën e drejtorit të CIA-s në Kosovë dhe deklarimet që kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se vizita e tij është “moment historik”.
Kastrati përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka ironizuar me Kurtin, duke shkruar se “ku e ka veshin tjetër në fotografitë që ka publikuar Kryeministri gjatë takimit të zhvilluar me shefin e CIA-s. Ai vijoi se nuk po shihet se është “takim historik” ashtu siç kishte deklaruar Kurti.
Kastrati shtoi se drejtori i CIA-s e përshëndeti Kurtin me dorën në xhep.
Kastrati vijoi se vizita e shefit të CIA-s në tri vendet e rajonit ka bërë që të i fus në një thes tre problematikët Dodikun, Vuçiqin e Kurtin.
“Drejtori i CIA e përshëndeti Kurtin me dorën në xhep! Ai nuk shkoi për vizitë në Kroaci e Shqipëri, sepse ato nuk paraqesin asnjë shqetësim për CIA. Ai vizitoj Bosnën, Serbinë dhe Kosovën duke i futur në një thes tre problematikët Dodikun, Vuçiçin e Kurtin! Këto fakte i pamë edhe me foto. Ndërsa nuk pamë pse takimi do duhej të ishte historik, ashtu siç Kurti ua prezantoi trushpërlarëve e besimtarëve të vet!”, shkroi Kastrati.