Në një postim të fuqishëm në rrjetet sociale, analisti Lirim Gashi shpreh shqetësimet e tij mbi mosfunksionimin e sistemit të prokurorisë dhe gjyqësorit në Kosovë. Ai argumenton se këto institucione, të cilat supozohet të jenë roje të drejtësisë, në fakt janë kthyer në pengesa për të, sidomos kur bëhet fjalë për trajtimin e krimeve nga periudha pas luftës. Gashi bën thirrje për një reformë të thellë të këtyre sistemeve, duke theksuar se gjendja aktuale është një tradhti e besimit publik dhe një dështim i drejtësisë.
Teksti i plotë:
Pse duhet të reformohen rrënjësisht prokuroria dhe gjyqësori?
Prokuroria jonë e Shtetit është një institucion që thith paratë e taksapaguesve me shpejtësinë e dritës dhe që zbardh krimet e kriminelëve të mëdhenj dhe të mesëm me shpejtësinë e breshkës.
Sepse njerëzit që e drejtojnë dhe e përbëjnë për njëzet vjet me radhë janë udhëzuar, urdhëruar dhe stërvitur për t’i fshehur provat e krimeve të drejtuesve, anëtarëve, zyrtarëve dhe shërbëtorëve të qeverive të pasluftës dhe jo për t’i mbledhur provat dhe për t’i zbuluar krimet e tyre.
Ndaj prokuroria jonë e shtetit jo vetëm që për njëzet vjet nuk zbuloi asnjë krim të asnjë krimineli të madh apo të mesëm, por përkundrazi, me shumë mjeshtëri e fshehu secilin, në një xhungël të dendur justifikimesh të rreme.
Kam përshtypjen se njerëzit që drejtojnë dhe përbëjnë prokurorinë dhe gjyqësorin tonë besojnë vërtet se ne jemi aq budallenj sa mund të na bindin se të gjitha mizoritë e viteve të pasluftës janë bërë nga alienët.
Prandaj, kur shoh ish-udhëheqës, ministra, zëvendësministra dhe zyrtarë të lartë të qeverive të mëparshme duke raportuar me krenari në ekranet televizive se janë liruar nga të gjitha akuzat për mungesë provash, atëherë stomaku më rrotullohet nga neveria dhe habia se sa e madhe është mungesa e ndërdijes dhe përgjegjësisë në karakterin e tyre dhe se sa e lartë është shkalla e energjisë kriminale në gjeneet e tyre.
Dhe ata ende kanë fytyrë për të kërkuar vota nga votuesit.
Ndaj jam i shokuar kur shoh se ata ende gjejnë kaq shumë votues të paskrupull dhe të pafytyrë si ata.
Megjithatë, një shoqëri që kërcënohet nga prokuroria dhe drejtësia e saj dhe pse i paguan nga buxheti mizor i familjes për t’i mbledhur me përpjekri dhe përgjegjësi provat e nevojshme në mënyrë që kriminelët që shkelin ligjin të dërgohen në burg, detyrohet të largohet nga atdheu i saj dhe ta kërkon lumturinë jashtë vendit.
Duket qartë se zbrazja e atdheut nga populli u shkon për shtati kalorësve parazitare dhe kronikë mbi kurrizin e budallenjve, të cilët duan ta zgjidhin në këtë mënyrë përgjithmonë problemin e papunësisë së familjarëve, të afërmve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe shërbëtorëve të tyre.
Sepse shtetin e konsiderojnë si lopë të tyre private që mund ta mjelin përjetësisht.