Të zhdukurit e luftës ende nën hije, YHIR mban aksion rrugor

Aktuale

Të zhdukurit e luftës ende nën hije, YHIR mban aksion rrugor

Më: 26 gusht 2024 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Fati i 1612 personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë mbetet nën hije edhe këtë vit.

Në Ditën Ndërkombëtare të Zhdukjeve të Dhunshme, Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut në Kosovës solidarizohet me dhimbjen dhe revoltën e familjarëve dhe shoqërisë më gjerë për zbardhjen e së vërtetës dhe gjetjen e drejtësisë.

E lidhur me këtë, YHIR do të organizojë një aksion rrugor “Dera e Pritjes”.

Aksioni rrugor ‘Dera e Pritjes’ do të mbahet sot në Sheshin “Skënderbeu” duke filluar nga ora 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat