Konvertimi i patentë shoferëve, qytetarët e komunave veriore i binden Qeverisë

Aktuale

Konvertimi i patentë shoferëve, qytetarët e komunave veriore i binden Qeverisë

Më: 26 gusht 2024 Në ora: 15:23
Ilustrim

Zyrtarë të Policisë së Kosovës janë duke vazhduar të bëjnë patrullime rutinore në komunat në veri, ndërsa nga sot të gjithë vozitësit që kapen me patentë shoferë ilegalë të Serbisë do të gjobiten.

Nga Policia kanë pohuar se nuk kanë ndonjë plan zbatimi për këtë çështje.

Gjobat janë nga 500 deri në 1500 euro.

Më 23 gusht ka përfunduar afati për konvertim të patentë shoferëve të lëshuara nga strukturat ilegale të Serbisë në Kosovë.

Numri i përgjithshëm i këtyre dokumenteve të konvertuara është 6 mijë e 509.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat