Hovenier: Përkushtimi i SHBA-së ndaj Kosovës, i fortë si kurrë më parë

Aktuale

Hovenier: Përkushtimi i SHBA-së ndaj Kosovës, i fortë si kurrë më parë

Më: 26 gusht 2024 Në ora: 16:36
Jeffrey Hovenier dhe Nathalie Rayes

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka takuar ambasadoren e ShBA-së në Kroaci, Nathalie Rayes, në vizitën e saj të parë në Kosovë.

Siç ka shkruar ambasadori Hovenier në platformën X, përkushtimi i ShBA-së ndaj popullit të Kosovës është po aq i fortë sa kurrë më parë.

“Mirënjohës për të mirëpritur ambasadoren e SHBA-së në Kroaci, Nathalie Rayes, në vizitën e saj të parë në Kosovë.

Mezi pres ta prezantojmë atë në këtë vend të gjallë, ku përkushtimi i SHBA-së ndaj popullit të Kosovës është po aq i fortë sa kurrë”, ka shkruar Hovenier në platformën X.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat