Samiti i NATO-s në Tiranë, Haradinaj: Që Kosova të jetë aty, ta ndërrojmë Qeverinë më 2025

Aktuale

Samiti i NATO-s në Tiranë, Haradinaj: Që Kosova të jetë aty, ta ndërrojmë Qeverinë më 2025

Më: 26 gusht 2024 Në ora: 21:04
Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se për të arritur Kosova në Samitin e NATO-s që do të mbahet në Tiranë në vitin 2027, duhet të ndërrohet Qeveria dhe të ketë angazhim të ngushtë më SHBA-në dhe NATO-n.

Sipas tij, është mundësi e mirë që Kosova të ketë zërin e vet direkt në Samitin e NATO-s.

“Kjo është një mundësi e mirë që Kosova të ketë zërin e vet direkt në Samitin e NATO-s.

Deri atëherë, tranzicioni i Ushtrisë sonë do të jetë praktikisht i përfunduar, kjo sipas Planit që kemi futur në funksion në fund të vitit 2018”, ka shkruar Haradinaj mes tjerash në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat